Më mbaj mend (për 1 muaj)

Së Shpejti Klipi I Ri “Boll” Nga Nexhat Osmani

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  3
[24-04-2014]
Këtë sezon Remzija dhe Nexhati kanë vendosur të mos organizojnë duete, por secili këngë në vete.

Para disa ditësh u informuam se Remzia po pregadiste klipin e këngës më të re ¨Edhe një natë pa ty¨, klip që pritet të editohet këto ditë.

E në ndërkohë, edhe Nexhati na njofton për teksteshqip.com se është duke punuar rreth projektit më të ri, të cilin ka menduar ta titullojë ¨Boll¨.

Siç duket motër e vëlla po trajtojnë temën e dashurisë, motiv që huazohet nga përditshmëria jonë.

¨Boll¨ është komponuar nga Ilir Berani, aranzhmani nga Wirusi, e drejta komerciale nga Eurolindi ETC.

Klipin po e realizon me kompaninë e veçantë nga Tirana, MaxProduction.

Klipi pritet të del në treg ditët e majit.
 (Teksteshqip.Com)


      Nexhat Osmani - Boll [Teksti dhe Klipi]
Dergoi: arsimdiber



Komente 0