>
BIOSHQIP

Nexhati Thotë: “Unë Jam Burrë!”

18-12-2014
Këtë fundvit, si gjithmonë, Remzia me Nexhatin kanë vendosur para adhuruesve të sjellin projekte tepër voluminoze. Pas suksesit të këngëve solo, "Do t'mallkoj" dhe "U bo çka u bo", ata vijnë me një projekt të përbashkët të titulluar "Unë jam burrë". Teksti është punuar nga Milaim Islami, kompozimin e ka bërë Remzija me Nexhat Mujovin dhe me produksion "Prominent Network". Kënga ka si temë kryesore "zënkat" nëmes burrit dhe gruas, ku gruaja e do jetën vetëm me bashkëshortin, ndërsa burri si njerëzor mundohet t'i bashkojë dashuritë ndërmjet vetes dhe gruas, ndërmjet gruas dhe prindërve të tij, e duke mos ia dalur kësaj, lindin konfliktet. Remzia dhe Nexhati shquhen për aktualizimin në këngë të çështjeve bashkëshortore, andaj dhe po shihet se sukseset varijojnë një pas një.
(Arsim Kolari - Teksteshqip)

Nexhati Thotë: “Unë Jam Burrë!”