TEKSTESHQIP

Nexhat Osmani
Suhareke Na U Ka Ba Nami
Lyrics

OOOO n"Suhareke o nav ka ba nami
mos u ngjall qaj SALI o SHabani
besa bes o n"at malesi t"re
trima t"mdhaj o gjithemone jan le
qe i rriti o vete ky dhe
kapetana o gjithemone kan preje
II
Trimni bani o dhe pushke qiti
kombit tone o ftyren ja zdriti
ish ky trim o nga malesia
ku e ka o folene trimenia
ku jane rrite o burrat me za
e gjthemone o jan pre me shkae
III
Nacallnik diqka du met thane
o te shqiptart o zakon so kane
armet e mbushne pa gjak me i lan
Nacallnik o mor tu nxift jeta
se jep armen o BESIM NDRECA
per pa u kall flak Suhareka
IV
OOOO nxur alltin e ja qiti tymin
n"vend ma vrau o njat Shka katilin
shokt e tij krejt o jan tmerru
a eshte jete o sot kryt o me pshtu
ikin vrap se i kapi tmerri
o sikur pulat o nga Skyfteri
V
Eshte dredh trimi o shku ne shpi
u pershendet o me gru e femij
po u thot fmive o lamtumire
ju u rriteshi o n"Kosove t"lire
me dite sodit metet pa mue
por veteveten e kam pague
VI
OOO lamtumire poi thot nane Kosova
shume n"ket jete per ty u pervelova
n"burgje t"randa rinine kalova
e ma n"funde o per ty luftova
lamtumire moj Suhareke
o zullumqarin o jau kam hjeke
lamtumire moj Suhareke
oooo zullumqarin o jau kam hjeeeke