TEKSTESHQIP

Nexhmije Pagarusha
Kaptina E Fundit Ne Roman
Lyrics

Qenka ngrysur kjo ditë për ne
Deri n’fund arriti kjo ditë
Qenka sosur kupa me verë
Ndoshta deshe që kupën, kupën vetëm ta pi unë
Pra ta mbyllim pa fjalë e lot
Të romanit t’hidhur kaptinë
Paskem’ ecur kësaj rruge kot,
Ti çalove ndër shtigje, e unë të mbajta n’shpinë

Ref:
Ky qe cak i fundit, unë po largohem përgjithmonë
Le të ngel buzë lumit kjo melodi e fundit
Pa fjalë e gënjeshtra, ma shtri veç dorën e mos qaj
Stinët që kaluan ishin plot vaj