TEKSTESHQIP

Nik-T
Gezuar Perseri
Lyrics
(Feat. AroGanti, Mc Blero, Sant1 & G-Im)

Refreni (x2) - Nik-T
Ooo sa shume do te doja
Ty te te thoja
Gezuar perseri
Koha kaloi
Po nuk u gjetem
Prape jemi vetem
Per Vitin e Ri

Verse 1 - Mc Aroganti
Kete vit s'do jemi bashk
Po nga mendja nuk te nxjerr
Dua te te shoh
Dhe njher si ateher
Te te prek doren
Te te nxjerr ne qytet
Xhiro neper vendet qe e dinim vet
Kaloi ora tani dhe viti po iken
Vjen Viti i Ri dhe kujtimet po me mbyten
S'me doli koha te ta jepja te kuptoje
Sa e rendsishme je per mua, degjoje
S'dua qe te kthehesh mbrapa
Thjesht me mbrapa do kuptosh
Ca u be dhe si u be
Dhe do perfundosh me nje tip qe te rri
Para-marrsh, gati-tu
Gezuar kete vit
Po je vetem hajd ketu

Verse 2 - Mc Blero

Te pelqejn lojrat, fjalet, te luash me mua
Une mbas dashurohem ne budalliqet e tua
Me flet ne 3 gjuhe
Po s'te kuptoj nga fjalet
Kuptoj vec nga syte, nga buzet
Dallget e flokeve dhe linjat perfekte
Ke mbledhur thesaret qe kerkoja ne dete
Nuk dua te zgjohem e te vij me ne vete
Falenderoj momentin kur ti numrin ma gjete
Por, kaloi kohe dhe nuk e shoh
Diellin qe ngroh syte e mi
A do vi sot apo jo
Te festojm bashk Vitin e Ri

Refreni (x2) - Nik-T
Ooo sa shume do te doja
Ty te te thoja
Gezuar perseri
Koha kaloi
Po nuk u gjetem
Prape jemi vetem
Per Vitin e Ri

Verse 3 - Sant1
Cfare eshte ajo
Qe pret nga dhurata
Deshira e madhe
Do vij per pak hapa
Sa kohe ishim larg
Sa do kesh ndryshuar
Valle do me njohesh
A te kam munguar
A do te mi thuash
Te gjitha mendimet
Apo do ikesh prap
E te me lesh me kujtime
Ca jane festimet
Pse zgjasin pak
Djali i dashuruar
Qe kerkon shpirtin binjak
E lam qe s'do te shoh me
Sepse rruget nuk na lidhin
Ti s'munde te vije
Kurse une e humba fillin
Ka histori qe nisin
Por ka dhe qe mbarojn
Por ka te drejte dhe shpirti
Qe per ty te enderroj

Verse 4 - G-IM
Oret ikin, humbasin, minutat kalojn
Kohen nuk e kontrolloj
Me ty rri ne telefon
Ne internet zemer
Aty me prit, e di vet
Do te dergoj mesazh , ej
Ti rri e qet
Te lutem mos vono shum
Pergjigjen djali pret
Edhe njher si ateher
Ne krah ty te te ket
Dhe te tregoj dhe te mesoj
Se ca ndjej per ty vertet
Te me kupto, ti me beso, ej
Mos me li vetem
Po iken ky vit
Dhe prap nuk te gjeta
Prap vetem mbeta
Nuk di si ta them
Kujtimet e vjetra
Lexoj ne disa letra
Prap i vetem mbeta
Gezuar ty te them
(GEZUAR!)

Refreni (x2) - Nik-T
Ooo sa shume do te doja
Ty te te thoja
Gezuar perseri
Koha kaloi
Po nuk u gjetem
Prape jemi vetem
Per Vitin e Ri

DËRGOI: