>
BIOSHQIP
Biografia
Nikko është një artist kosovar që përveç emrit skenik, njihet edhe si Besnik Abdyli, lindur në Gjilan- Kosovë. Ai nisi të merret me muzikë qysh në moshë të hershme, por për shkak të rrethanave nuk kishte mundur të iniconte pasionin e tij deri në vitin 2020. Nikko njihet për karakteristikat e tij në aspektin e punës si një person i përkushtuar si në fushën e biznesit, ashtu edhe në muzikë. Nikko jeton dhe vepron në Suedi, nga ku prej të tij priten edhe shumë projekte në të ardhmen e afërt.

Më datë 10 Korrik 2020, Nikko publikon videoklipin "Sjena Shok", në bashkëpunim me Adolin, duke vazhduar me bashkëpunimin e rradhës me Kevin Edmond, këngën " Suave" të lansuar me 6 gusht 2020. Këngë këto të cilat rezultuan mjaft të suksesshme.

Më datë 7 Mars 2021, Nikko publikon videoklipin "E Pa Fat". Teksti i këngës u shkrua nga Nikko.

Më datë 10 Korrik 2021, Nikko & Goodboylili publikojnë videoklipin "C'est La Vie".

Më datë 20 Janar 2022, Nikko publikon videoklipin "Mahalla". Teksti i këngës u shkrua nga Nikko.

Më datë 24 Gusht 2022, Niil B & Nikko publikojnë videoklipin "Traficante". Tekstin e këngës e punuan në bashkëpunim NiiL B & Nikko.
DËRGOI: