TEKSTESHQIP

Nikollë Nikprelaj
Ku E Kemi Kufirin? (Gjergj Kastrioti)
Lyrics

Shumë nji natë të v’shtirë, kam kalu moj nanë
Se m’ka ardhë në andërr Kastrioti mbramë
U ngrita në kambë dhe e përshëndeta
Ai nisi me më pyet për trojet e veta

Zor m’ka ardhë moj nanë, por mu desht me i thanë
Gjysmën e Shqipnisë… Nën shkja ta kanë lânë

M’pyeti Kastrioti, ku e kam kufinin
Ku ma ke lanë Shkupin, Malsinë e Ulqinin?
A ban kshtu mu shpatën me ma lânë n’vend t’huj
Se ma paske lânë kshtu Shqipnin rrëmujë

E kur tokën tande po ta shkelë i huaji
Qysh po të hahet bukë…. E po të pihet uji

Nata e vështirë, moj nanë ishte shumë
Saqë nuk guxoj sonte me bâ gjumë
Se âsht turp me ardhë Kastrioti prap
E me më gjet moj nanë, tuj fjetun në shtrat

Pasha sytë e ballit, na vret buka e Zotit
Mos me ja çua n’vend….fjalën Kastriotit!

DËRGOI: