Më mbaj mend (për 1 muaj)

Nisret Krasniqi

Nisret Krasniqi
  • Vendlindja:
  • Rahovec 
  • Jeton dhe vepron në :
  • Zvicër 
  • Mosha:
  • 32 Vjeç
  • Ditëlindja:
  • 10 Prill 1989
  • Shenja e Horoskopit:
  • ♈ Dashi
Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  15
Këndon kryesisht: ilahi

Nisret Krasniqi është këngëtar i njohur. Është i lindur më 10 Prill 1989 në Rahovec të Kosovës. Kur ai ishte vetëm 5 vjeç, familja e tij emigron në Zvicër ku dhe tash jeton e punon si menaxher i ndërtimit. Është i martuar, baba i dy fëmijëve.

Nisret Krasniqi është një këngëtar shumë i talentuar i këngëve me tematikë fetare e sociale, i mirënjohur në mbarë trojet shqiptare dhe diasporë. Ai për herë të parë u prezantua para ndjekësve të tij në vitin 2015 me ilahinë e titulluar “PASANIK E FUKARA“, e cila u prit mjaft mirë dhe pati një shikueshmëri goxha të madhe. Veprimtaria e tij është mjaft e pasur. Prej ilahive të tijë mund të përmendim : “G’ZOHU TI O MUSLIMAN“, “KUSH ËSHTË AI QË SYTË TI DHA“, “MALLI PËR NËNËN“, “OJ KIBLA JEM“, “DORA E PUNËTORIT”, “JETIM E FUKARA“ etj…
Në vitin 2020, Nisret Krasniqi pati një bashkpunim me kënduesin e mirënjohur të ilahive Adem Ramadanin, me të cilin realizuan një ilahi shumë të veçantë për nga tematika dhe duke u ofruar fansave një videoklip fantastik me të cilin arritën të sensibilizojnë dhe të prekin zemrat e gjthë shqiptarëve por edhe të popujve tjerë. Se ishte një projekt i qëlluar dhe i mirëpritur ILAHIA “NJË PIKË UJË“, tregon vetë shikueshmëria e tij që për afersisht 4 muaj është klikuar mbi 5 milion herë, gjë që rriti edhe më shumë popullaritetin dhe famën e Nisret Krasniqit.
Vitin 2020 ai e përmbylli edhe me një ilahi shumë të bukur të titulluar “TAKIMI ME ZOTIN“ e cila gjithashtu u prit shumë mirë nga ndjekësit e tij.
Vlen të theksohet se Nisret Krasniqi bashkëpunon me më të mirët në produksionin e ilahive siq janë: Amr Akad, Kerim Abd El Wahab, Muhamed Bashir, Zyad Saif, Selçuk Šahin etj.

Më datë 10 Gusht 2014, Nisret Krasniqi publikon videoklipin "Per Allah".

Më datë 1 Janar 2015, Nisret Krasniqi publikon videoklipin "Pasanik E Fukara".

Më datë 3 Qershor 2015, Nisret Krasniqi publikon videoklipin "Gzohu Ti O Musliman".

Më datë 28 Qershor 2016, Nisret Krasniqi publikon videoklipin "Kush Esht Aj Qe Syt Ti Dha".

Më datë 5 Janar 2018, Nisret Krasniqi publikon videoklipin "Malli Per Nënën". Muzika e këngës u punua nga vetë Nisret Krasniqi, ndërsa për orkestrimin u kujdes Artan Kastrati. Videoklipi u prodhua nga MAF Production.

Më datë 25 Janar 2019, Nisret Krasniqi publikon videoklipin "Dora E Punëtorit". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Adem Ramadani. Videoklipi u prodhua nga kompania MAF Production.

Më datë 5 Maj 2019, Nisret Krasniqi publikon videoklipin "Ramazan".

Më datë 7 Shtator 2019, Nisret Krasniqi publikon videoklipin "Oj Kibla Jem". Teksti i këngës u shkrua nga Kreshnik Avdiu.

Më datë 10 Janar 2020, Nisret Krasniqi publikon videoklipin "Jetim E Fukara".

Më datë 14 Gusht 2020, Ademi & Nisreti publikojnë videoklipin "Një Pikë Ujë".

Më datë 15 Dhjetor 2020, Nisret Krasniqi publikon videoklipin "Takimi Me Zotin". Teksti i këngës u shkrua nga Kreshnik Avdiu.

Më datë 2 Prill 2021, Nisret Krasniqi publikon videoklipin "Hëna E Re". Teksti i këngës u shkrua nga Kreshnik Avdiu.

» Dërgo Korrigjime »

» Tekstet e Këngëve »

Komente

4

Kanali

Youtube

Profili

Facebook

Instagrami

Zyrtar

Shto profile

të tjera


Komente 4