>
BIOSHQIP

Nita Latifi, Shënon Sukses Me Këngën “Histori”

06-03-2014
Me një tekst vërtetë madhështor nga Aida Baraku, me muzikë nga Enis Mullaj dhe fustan të Lia Stubllës është prezantuar në Top Fest 11 Nita Latifi. "Histori" quhet kënga më e re që Nita ka lansuar së fundmi, kënga është e zhanrit baladë dhe deri tani ka marrë vlerësimet më të mira nga publiku. Por detajet e këngën në vazhdim do të na i rrëfejë vetë Nita në një intervistë ekskluzive për teksteshqip.com

TeksteShqip: Nita, së fundmi keni publikuar këngën tuaj më të re "Histori", na tego pak më shumë rreth kësaj kënge?

Nita: Kenga histori ka ardhë nga kompozitori Enis Mullaj. Idea për bashkpunim ka qenë e tij ndaj e falenderoj shumë qe i ka besu aftësive të mija me e prezantu një këngë të tij të punuar me shumë përkushtim.

TeksteShqip: Jeni pjesmarrëse në Top Fest 11. Përse zgjodhët sërish prezantimit në këtë festival?

Nita: Top fest është festivali adekuat për artistët që dojnë me e promovu vetën në mënyrë të denjë, gjithçka është live.

TeksteShqip: Pretendoni të shkoni në finale?

Nita: Të bëhem e sinqertë, çmimi i madh s'kishte me qenë ide e keqe(qesh), po gjithsesi kisha me qenë shumë e lumtur nëse kisha mbërri finalen, ashtu si në Top Fest 9 sepse ka qenë një eksperiencë e paharrushme.

TeksteShqip: Një tekst vërtetë i bukur i shkruar nga Aida Baraku. Ka diçka nga jeta private apo është thjeshtë motivi i këngës?

Nita: Jo nuk lidhet. Po të lidhej teksti me jetën time private, do e kisha shkruar vetë.

TeksteShqip: Cilat do të jenë projektet e ardhshme pas kësaj kënge?

Nita: Do t'ketë edhe projekte të ardhshme por nuk do flas para kohe sepse Top Festi sapo ka fillu...

TeksteShqip: Nita të falenderojmë që gjete kohë tu përgjgijesh pyetjeve tona. Të urojmë shumë suksese në Top fest.

Nita: Faleminderit shumë dhe ia kalofshi mirë.
(Teksteshqip.Com)

Nita Latifi, Shënon Sukses Me Këngën “Histori”