>
BIOSHQIP
Biografia
Njomza Vitia është nga Prishtina, por është transferuar në Chicago bashkë me familjen e saj. Si shumë talente në muzikë, Njomza bëri hapat e saj të para drejt suksesit në kanalin e saj Youtube, që sot numëron me miliona klikime. E pati fatin të angazhohet në zanatin që aq shumë e do dhe këtë mundësi, vajzës nga Kosova ja ka ofruar tregu amerikan. Për të treguar talentin e saj në muzikë, ajo është duke punuar fuqishëm me producentë të njohur, në mënyrë që zëri i saj të tingëllojë bukur në veshin e secilit artdashës. Ndonëse Kosova mbetet një vend që ajo dëshiron të depërtojë përmes muzikës së saj, Vitia hë për hë pretendon suksesin në Amerikë. Ajo është një tjetër yll shqiptar në ngritje dhe kohën më të madhe po e kalon në studion muzikore. Karshi krijimeve për këngë të reja, Njomza ka treguar se në planet e saj aktuale është edhe incizimi i shumë videoklipeve për tregun amerikan. Pas këngëve COVER nga Rihanna, Beatles, Kid Cudi, Drake etj, Njomza shkruan dhe lançon 2 këngët e para si projekte SINGLE. Por le të vendosim në rendin kronologjik sukseset e saj:

Në Tetor 2011, del kënga e saj e parë me titull "Nightmare".

Në Prill 2012, publikohet në ditën e 18-vjetorit të Njomzës balada HIT "Ridin' Solo". Zëri i saj është perfekt për muzikën kontemporane dhe nuk vonuan kërkesat për bashkëpunime me këngëtarë si Banks, Rendezvous dhe së fundmi me G-Scott në këngën "Fool's Gold".

Me 20 prill 2013 publikohet videoklipi i parë "High".

Në vitin 2013, Njomza Vitia publikon albumin e saj të parë "Gold Lion (Mixtape)", i vlerësuar shumë nga kritiket. Lancimi i albumit bëhet në ditën e 19-vjetorit të saj dhe ka bashkëpunime me këngëtare dhe producentë të njohur si Mac Miller, Michael Anthony, Elschmitty, THEMpeople dhe Christo.

Më datë 16 Prill 2016, Fki 1st & Njomza publikojnë videoklipin "For What It's Worth".

Më datë 26 Korrik 2016, Lil Debbie publikon videoklipin "Tell Me", në bashkëpunim me Njomza.

Në vitin 2017, Njomza publikon albumin "Sad For You".

Më datë 29 Qershor 2018, Devault publikon videoklipin "Stay", në bashkëpunim me Njomza & Bipolar Sunshine.

Më datë 30 Gusht 2018, Njomza publikon videoklipin "Mania Is Temporary".

Më datë 9 Nëntor 2018, Njomza publikon videoklipin "Lonely Nights".

Në vitin 2018, Njomza Vitia publikon albumin "Vacation".

Më datë 28 Janar 2019, Njomza publikon videoklipin "Me & You".

Më datë 12 Qershor 2019, Njomza publikon videoklipin "One Foot In The Water".

Më datë 4 Dhjetor 2020, Njomza publikon videoklipin "Lucky".

Më datë 7 Maj 2021, Njomza publikon videoklipin "Winter In Atlanta", në bashkëpunim me Russ.

Më datë 28 Maj 2021, Njomza publikon videoklipin "Over And Done".

Më datë 25 Qershor 2021, Njomza publikon videoklipin "Tidal Wave", në bashkëpunim me Ari Lennox.

Më datë 25 Qershor 2021, Njomza publikon albumin "Limbo EP".
KATEGORI: