>
BIOSHQIP

Noga, Brez I Ri Kengetaresh Ne Top Fest

12-02-2012
Festivali shqiptar i muzikës moderne, Top Fest, pritet që të jetë më interesant dhe më i nxehtë se kurrë, pasi në të pos seniorëve të skenës së muzikës moderne, pritet që konkurrent të denj të jenë dhe talentët e rinj. Spektakli më i madh i talentëve të këndimit, "The Voice of Albania" ka nxjerrë talentë të jashtëzakonshëm. Finalistët, Marsela, Lundrimi, Enrika dhe fituesja Rina sigurisht se pritet të marrin pjesë në Top Fest duke frikësuar që tani yjet e estradës shqiptare, por nuk duhet të befasohemi nëse shohim edhe Ylli Limanin që besohet se do të realizojë këngë me Capital T. Në këtë listë pa problem mund të futet edhe Gjergj Kaçinari, i riu me të atin kompozitor. Nga Kosova ndër talentët që do të marrë pjesë është edhe Noga, që nëpër rrjetet sociale ka bërë të ditur pjesëmarrjen, por që ka refuzuar të flasë për këngën me të cilën do të marrë pjesë. Edhe ky një artist i njohur për bashkëpunimet.
(Telegrafi)

Noga, Brez I Ri Kengetaresh Ne Top Fest