>
BIOSHQIP

Noga Braktis ëndrrën E Tij Për Të Realizuar ëndrrën E Babait

20-08-2012
Tinejxheri nga Prishtina, Agon Abdullahu, i njohur si Noga 'beatbox', ka vendosur që të largohet nga muzika, për t'iu përkushtuar shkollimit.
Pas Ledrit, është Noga ai që lë muzikën për shkaqe familjare dhe për shkaqe të shkollimit, pas një karriere mjaft kontraverse, e cila u shoqëruar me hite dhe me polemika të shumta mbi talentin e tij në 'beatbox.

"Kam vendosur të heq dorë nga muzika. Këtë po e bëj për hirë të familjes time dhe më së shumti për hirë të vetvetes. Dua të vazhdoj shkollimin, pasi e kam ëndërr të bëhem një farmacist dhe biznesmen i suksesshëm, ashtu sikurse babai im. Është ai i cili më ka inspirur që të largohem nga muzika, për t'u larguar kështu dhe nga syri i mediave dhe nga syri i publikut".

"Falënderoj të gjithë bashkpunëtorët e mi të cilët më kanë përkrahur në karrierën time të deritanishme, e cila ishte mjaft e vështirë. Unë po largohem dhe nuk e kam ndërmend të kthehem, pasi më presin angazhime tjera jetësore dhe familjare tani e tutje", ka deklaruar Noga.

Largimi i Nogës vjen pas një karriere trivjeçare relativisht të suksesshme, me disa hite dhe shumë videoklipe të cilat kanë me miliona klikime në YouTube. Ai njihet për këngët "Souljah", "Tequila Vava" dhe "Këtë Natë".
(Telegrafi)

Noga Braktis ëndrrën E Tij Për Të Realizuar ëndrrën E Babait