>
BIOSHQIP

Noga: Noizy Dhe O.T.R. Më Kanë Marrë Peng Dhe Kërcënuar

26-09-2012
Para 1 muaji, Noga bëri të ditur se braktis ëndrrën e tij për tu bërë këngëtar për të realizuar ëndrrën e babait të tij për tu bërë farmacist dhe biznesman. Por ndoshta historia e vërtetë nuk paska qënë tamam kështu.

Noga ka rrëfyer se si Noizy dhe grupi i tij OTR e kanë marrë peng në Durrës dhe e kanë kërcënuar me armë për shkak të Unikkatilit. Gjatë një mbrëmje në Durrës, pasi ka performuar në një koncert për gjimnazin e të rinjve të një shkolle të mesme të Gjakovës që ishin për ekskursion në Shqipëri, reperi i njohur Noizy me grupin e tij OTR e kanë "marrë peng" Noga-n dhe e kanë dërguar në studion e tyre në Durrës që ndodhet tek vendi i quajtur "Rrota e Kuqe".

"Anëtarët e OTR me Noizyn më kanë kërcënuar me mjete të ndryshme. Ata kanë kërkuar që unë mos të këndoj kurrë më në Shqipëri", – ka treguar Noga për "KosovaTimes". Siç ka rrëfyer ai, ngjarja ka ndodhur pasi Noga bën pjesë në grupin e reperëve TBA që jetojnë në Amerikë, një nga rivalët e labelit OTR.

"Kjo më ka ndodhur edhe për shkak të një DISS-i që u kam bërë atyre dhe shumë këngëtarëve tjerë. Bëhet fjalë për këngën 'kick this beat'", – ka treguar Noga.
(KosovaTimes)

Noga: Noizy Dhe O.T.R. Më Kanë Marrë Peng Dhe Kërcënuar