>
BIOSHQIP

Nora Muqaj E Ndjen Mungesën E Së Motrës

06-06-2014
Nora Muqaj ka treguar se është e lishur ngushtë me familjen e saj, e kjo ajo e ka bërë të ditur nëpërmjet rrjetit të saj social në facebook ku shpreh gëzimet tejet të mëdha për ardhjen e të motrës.

Aktorja e njohur Arta Muqaj, njëherit motra e këngëtares ka vendosur të rikthehet në Kosovë mbas disa vitesh jetese në Australi. Këtë e ka bërë të ditur vetë Nora duke shprehur gëzimet e saja nëpërmjet një statusi në facebook. Ajo thotë se ndjehet shumë e lumtur pë ardhjen e të motrës dhe se mungesa e saj ka ndikuar shumë te ajo sa që edhe emri i saj kur është përmenduar ajo ka shpërthyer në lot.



Nora në statusin e saj në facebook kishte shkruar:
"Edhe pak ditë e shoh motrën time
O Zot flm Shumë
Kohëve të fundit veq emrin kur ma
Ka përmend dikush kom
Qajt si fëmi love her a lot motra ime jeta
Ime engjulli"

Arta Muqaj prej tash e vite jeton e martuar në vendin e largët Australi. Ajo është e njohur për publikun që nga telenovela e vjetër "Njerëz dhe fate" ku ka luajtur në rolin e Ditit. Aktorja këtë verë ka vendosur të kthehet në Prishtinë vetëm për pushime.
(Teksteshqip.Com)

Nora Muqaj E Ndjen Mungesën E Së Motrës