2 Fjalë Për Klipin E Ri “Ta Du Majmunin” Nga Nrg Band & Geti
{{ risposta }}
Mesatarja: {{ nStars }} / Votuan: {{ nVotes }}
[12-06-2015]
Grupi i njohur NRG Band ka sjellë videoklipin e ri në bashkëpunim me hip hop superyllin, Getoar Selimi.
Pas më shumë se një muaji fushatë për fabulën e atij që pritet të jetë hiti i kësaj vere, “Ta Du Majmunin” më në fund erdhi në jetë.
I punuar në videoklip nga Max Production, kënga është punuar nga Getoar Selimi në tekst dhe melodi e në instrumental të Irkend Hykës.
Ky projekt e rikthen fuqishëm NRG Band në majën e skenës së muzikës shqiptare, teksa edhe për Getoar Selimin ky projekt pason pas suksesit me “High 3” ku ai u dallua me një repturë spektakolare.
Besnik Qaka dhe Getoar Selimi kishin publikuar në rrjetet e tyre sociale një foto së bashku në studio duke inçizuar këngën e re.
Majmuni në këtë rast do të zërë vendin e "zogut" që përmendet në disa këngët e këngëtareve tona.
(Telegrafi)
NRG Band - Ta Du Majmunin(Feat.Getoar Selimi)
[Teksti dhe Klipi]