>
BIOSHQIP

Nrg Band, Gati Hiti Veror I Ambientuar Në Një “Summer Party”

24-05-2013
Pop rok grupi i njohur pejan “NRG Band” pritet që së shpejti në treg të lason një këngë të re me videoklip.

Kështu kanë shkruar ata në faqen e tyre zyrtare në Facebook përderisa kanë thënë se xhirimet e këngës janë duke u bërë në Liqenin e Batllavës.

Thuhet se videoklipi i tyre është me skena masive.

Madje ata kanë ftuar adhuruesit e tyre që t’ju bashkohen në këto skenë në një party që ata e kanë quajtur “Summer Party”, përderisa veshja sipas tyre duhet të jetë një veshje verore.

Por, nuk dihet se a do t’i paguajnë statistat NRG Band për pjesëmarrjen në videoklipin e tyre.
(Express)

Nrg Band, Gati Hiti Veror I Ambientuar Në Një “Summer Party”