>
BIOSHQIP

Nrg Band: “Jemi Duke Përfunduar Disa Këngë Të Reja”

18-05-2014
Grupi i njohur shqiptar, NRG Band, është duke punuar në projekte të reja dhe dalëngadalë thonë se po përfundojnë edhe albumin e tyre të ri.



Një prej grupeve të pakta të muzikës argëtuese që i ka mbijetuar kohës, NRG Band, kohë më parë lansoi klipin “As 5 Pare” që rezultoi të jetë sukses i madh.

Tani sipas Besnik Qakës, frontmen i NRG Band, grupi po punon në projekte të reja.

“Jemi duke punuar në këngë të reja, do të publikohen së shpejti. Albumi merr kohë, kështu që nuk e dimë kur do të realizohet”, theksoi një prej antarëve të NRG Band.



Më tej ata u ndanë të kënaqur edhe me numrin e koncerteve, që po i bashkon ata me adhuruesit e muzikës së tyre.
(Telegrafi)