TEKSTESHQIP

Nusret Kurtishi
Selame Nga Shkupi
Lyrics

Në sabah t'kujtova e më plasi vaji
Të çova selame nga xhamia e sarajit
Te kuba jeshile veten e mendova
E shum salavate për ty i dërgova
N'xhami t'isa beut drekën kur e fala
Edhe pas namazit selamet si ndala
Dërgova selame edhe salavate
I kujtova dhimbjet vujtjet që i pate

REF...
SELAME NGA SHKUPI JA RESULALLAH
TE DERGOJ I MJERI SHUM KAM QEF ME T'PA
SELAME NGA SHKUPI PER TY JA NEBIJ
TE DERGON ASHIKU OH ME LOT NE SY

Ikindija m'gjeti në xhami t'çarshis
Ah se ç'mu kujtuan dit e fëmiris
Ah ditët e para kur per ty mesova
Kurr në jwtën time ma nuk të harrova
Aksham e Jaci në xhami t'çairit
Se afër qëllova ezani kur thirri
Gjithandej selame edhe salavate
Per shpirtin e embel o te zotnis sate
selame nga shkupi ja resulallah

Ky qytet i bukur me njerz t'përmalluar
Shqipe të përlotura ty për të t'takuar
Ata që i takova salavate çonin
Ah sa dashni kishin sa shum të kujtonin
Selame të shumta gjithandej qytetit
Për tu o ilaç i lypsit e i mbretit
Salavatet shtohen më shum dita ditës
Selame resulit nga Shkupi iliridës