TEKSTESHQIP

Nyje
Mbi Çmenduri
Lyrics

Shpirti zbriti nga qiejt lart, deti poshtë ish i zi
Era fryu në katër anë, aty ku linde ti.

Erdhe derdhe lot, se s'flisje dot, si çdo njeri
Kishe ti nevojë, ishe njësoj, si çdo njeri.

Shko tani fluturo, mbi çmenduri
Vazhdo dhe mos ndalo, deri sa të kesh fuqi
Mbi male që t'japin besim, mbi fusha plot gjelbri
Do e gjesh atë që kërkon, do e kesh përgjithnji.

Kur mbi shpatulla t'ndjesh trysni, do kërkosh ti liri
Kur arsyja të mos mjaftojë, do kërkosh dashuri.

Ende derdh ti lot, se nuk flet dot, si një fëmi
Ke ti prapë nevojë, se je njësoj, si çdo njeri.

Shko tani fluturo, mbi çmenduri
Vazhdo dhe mos ndalo, deri sa të kesh fuqi
Mbi male që t'japin besim, mbi fusha plot gjelbri
Do e gjesh atë që kërkon, do e kesh përgjithnji.
Do e gjesh atë që mungon, do e kesh përgjithnji.