TEKSTESHQIP

Odeta
Dashuri Apo Zjarr
Lyrics

Mbi kembet e zbathura perplaset nje vale
E ritmi i saj mbi to troket ngadale
Te gjithe te shkujdesur te lumtur vallzojne
Po ritmit te embel dicka i mungon..

Mes mijra njerzish shikimin tend e ndjej
Me sy te kerkoj ku je fshehur s'e gjej
Tik taket e zemres po rriten ngadale
Kjo ndjenje e cuditeshme esht dashuri apo zjarr

Nje cast krejt pa pritur frymemarrjen ta degjoj
Ndonse syri s'te sheh zemra jo nuk gabon
Peshperite ngrohtesisht lidhja jone le t'vazhdoje
O engjelli im kjo do jete endrra jone

Syt e tu me takojn e me thone sa shum fjale
Une e ndjej e kuptoj krejt e skuqur une jam
Me shtrengon me rrembim si te cmendur vallzojm
As shikimet qortuese te njerzve s'na ndajne

O bobo si tja bej nuk e di cila jam
Vehten time se njoh si te rash ty nder krah
Ishte ritmi magjik apo dy syte e tu
Apo qielli i pa fund si dashuria per ty