Më mbaj mend (për 1 muaj)

Oktavio Paz
(1914-1998)
  • Emri i Vërtetë:
  • Octavio Paz Lozano
  • Vendlindja:
  • Mexico City 
Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  3.2 / Votuan:  6

Oktavio Paz është shkrimtar i huaj. Octavio Paz ose Octavio Paz Lozano (31 mars 1914 - 19 prill 1998) ishte shkrimtar dhe diplomat meksikan. Octavio Paz lindi më 1914 në Qyteti Meksiko, Meksikë. Duke i falenderuarit gjyshit dhe bibliotekës së tij të mahnitshme, ai hyni shum herët në kontakt me letërsinë. Edhe babën e kishte intelektual, gazetar politik tejet aktiv i cili ju bashkangjit me shum intelektual të tjerë përparimtarë, lëvizjes së udhëhequr nga Emiliano Zapata, si dhe u takua gjatë luftës së Spanjës me Pablo Nerudën dhe Louis Aragon-in. Paz filloi të shkruaj që i ri dhe më 1937 udhton për në Spanjë, në qytetin e Valencës ku morri pjesë në Kongresin e Dytë Ndërkombëtar të Shkrimtarëve Anti-Fashistë. Me të këthyer në Mexico (1938), bashkëthemeloi gazetën « Taller » ku zënë vend vala e re e shkrimtarëve me ndjenja dhe pikëparje të reja letrare. Gjatë vitit 1943 bëri një udhëtim në SHBA ku u pasurua me njohuri mbi poezinë bashkëkohëse angloamerikane. Dy vjet pas këtij udhëtimi Octavio Paz hyn në stafin diplomatik të vendit dhe kështu u gjind në Francë ku shkroi një studim themelor mbi identitetin meksikan të titulluar « Labirinti i vetmisë » që konsiderohet nga kritika letrare si kryevepra e tij. Përpos kësaj ai merr pjesë aktive bashkë me André Breton-in dhe Benjamin Peret-in kur edhe muarr njohuri mbi poezinë syrealiste. Vitin 1962 e hasim Ambasador i Meksikës në Indi ku edhe shkroi shum libra e ndër ta, shum të njohurin Ladera Esta (Ana lindore). Më 1968, vit i Lojrave Olimpike në Mexico, vihet në protestë kundër pushtetit i cili ushtronte represion të ashpër kundër studentëve të Tlatelolco-s. Pas kësaj kohe, ai i jepet punës së tij si botues sepse në ndërkohë pat themeluar dy revista që merreshin me art dhe me politikë (Plural 1971-1976 dhe Vuelta 1976). Më 1980 iu nda titulli Doctor Honoris Causa i Univerzitetit të Harvard-it, kurse në vitin vijues ai morri Çmimin Cervantes që është dhurata më me nam në gjuhën spanjolishte. Më 1982 i ndahet edhe Çmimi Neustadt, një njohje gjithashtu shum prestigjioze në botën e kulturës dhe letërsisë. Më 1990, Octavio Paz, merr dhuratën dhe mirënjohjen më të lartë: Çmimi Nobel për Letërsi. Vdiq më 1998 duke lënë një shprazëti në botën letrare të cilën e shënoi thellë me humanizmin, me veprën dhe me kulturën e tij të gjërë si një ndër njerëzit dhe autorët më të respektuar të kohës moderne.

» Dërgo Korrigjime »

» Poezitë »

Komente

Asnjë Koment


Komente mbi këtë artist


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet