>
BIOSHQIP
Biografia
U ngjit në skenë në moshën 5-vjeçare si një virtuoz i lindur dhe në moshën 7-vjeçare dha koncertin e tij të parë recital në teatrin "Aleksandër Moisiu" të Durrësit. Në moshën 10-vjeçare e mbaroi gjithë programin e Liceut Artistik dhe si mbaroi këtë ai ishte i vetmi fëmijë mes studentëve 24-vjeçarë që korrte sfidat në Institutin e Lartë të Arteve. Shteti e dërgoi në Romë të vazhdonte studimet për violinën. Në moshën 18-vjeçare kishte mbaruar 3 konservatore: një në Shqipëri, një në Itali, dhe një në Austri.

Në vitin 2010, Olen Cesari publikon albumin "Unexpected".

Më datë 12 Janar 2018, Olen Cesari publikon videoklipin "Ave Maria In Rio". Ave Maria në Rio është një udhëtim në një vend të fshehur shpirtëror dhe introspektiv të zemrës sonë. Një dhomë e vogël që ne kemi harruar se ekziston edhe "dashuria e pastër". E pastër si dashuria e një nëne për fëmijën e saj që e ndjek atë, duke eksploruar botën hap pas hapi dhe ditë pas dite. Dashuria është arsyeja pse bëjmë gjëra dhe në këtë klip vajzë e vogël po gjen një lloj tjetër dashurie, përveç asaj për nënën e saj. Ky udhëtim është pelegrinazhi ndaj Krishtit me muzikën që vjen nga krahu i Krishtit. Vizioni i besimit dhe shpresa në muzikë.