TEKSTESHQIP

Olsa Pema
Si Yll Në Galaktikë
Lyrics

Po ndiqja unë avionin
si zogu i vetmuar
tek ngjitej lart.
Prej meje të largonte
dhe në çdo kilometër
më kapte një mall.

E kotë të përshëndesja
të thosha sa të dua,
u trete larg.
Krahët, zemra ime,
ngjanin degët e një peme
në dimrin acar.

Diku, në mëndjen time
mbetën, ato mijra fjalë
që dot nuk t’i thashë.

Refreni:
Nëpër ikje, veten s’e gjej
bie, thyhem si gotë qelq,
kur ti kthehesh e të kam pranë
copëzat e shpirtit mbledh.

Mbeta, mbeta në aeroport
duke pritur e përcjellë ty,
shpesh më duket se jam një yll
që humb në galaktikë.

Hapat ndalja rrugës
mbështjellur me vetminë
flisja me ty.
Dhe qielli më vështronte
nuk di se si më dukej,
një njollë gri.

Pse në ktë botë të çmendur
plot zhurmë edhe rrëmujë
të dashuroj?
Mbahem fort pas teje
lidhur tek një fije shprese
që nuk e lëshoj.

Ti je pritja ime,
ëndrra që më zgjon ngaherë,
si diell në mëngjes.