TEKSTESHQIP

Orges & The Ockus-Rockus Band
Dritë
Lyrics

Str. 1

Pikturë që s‘bëhet kurrë
e gjallë dhe drit‘plot‘
ja kalon dhe diellit
dhe sytë i përvëlon!

Str. 2


Ngjyrë që nuk përzihet,
sepse ndryshe prishet
shkrihet me mëngjeset
e brishtë dhe plot aromë!

Bridge

Aty ku retë çahen
dhe në vend të gjakut del, DRITË... veç DRITË!
dhe them:

Ref.


Dritë, dritë, dritë,
dritë mëngjesesh plot verbim,
dritë mbi qytetin
që humbet në harrim!
Dritë, dritë, dritë,
aty ku nata puth një ditë,
dritë si në ëndërr,
ajo dritë, je ti!

Str. 3

Dhe nata fillon të bie (bjer)
nën BLUES-in monoton,
pikë e fundit e dritës,
perëndimin e pickon!

Str. 4


Dhe do të sfumohesh,
në heshtje si një ZANË,
deri nesër në lindjen
e një dite prapë!

DËRGOI: