TEKSTESHQIP

Orges Toçe
Ashure
Lyrics

Ref:

Ashure, ashure,
kur do hamë ashure?
Ashure, ashure
malli na ka marrë për
ashure, ashure,
kur do hamë ashure,
se jeta një herë thurret!

Str. 1

Jetojmë kohë të vështira,
mes skamjesh dhe vorfnirash,
viti 2020
jo, jo kështu s‘ka lezet!

Str. 2

Vazhdojmë të hedhim valle,
se gja‘ nuk paska halle,
dhe hallet janë aq shumë sa duken si grurë,
grurë për pak ashurë!

Ref:...

Str. 3
Edhe bota u mbyll në katër mure,
ka mbaruar letra higjenike, por ka ashure,
babzia na i ka bërë trurin "KAUSH",
dhe harrojmë se poshtë urës fle dikush!

Str. 4
Hape zemrën dhe bëje mal,
zgjate dorën o motër, o vëlla!
Aty ku ka për dy ka dhe për tre,
ASHURE DO T‘JET‘ BOTA E RE!