>
BIOSHQIP

Edhe Orgesa Zaimi Ka Tashmë Kanalin E Saj Vevo

16-04-2014
Është rock, është Funny dhe tashmë është edhe në VEVO!

Këngëtarja Orgesa Zaimi e cila kohët e fundit i ka munguar skenës shqiptare të festivaleve por jo publikut i cili e ndjek karrierën e Orgesës me projektet e saj më të reja qe synojnë tregun muzikor europian. Ambicia e Orgesës për të përçuar muzikën dhe talentin e saj jashtë kufijeve shqiptare ka kohë që ka filluar rrugëtimin, duke filluar me këngën e saj të parë në gjuhën angleze Every Minute prezantuar në kompeticionin për përzgjedhjen e këngës përfaqësuese zviceriane në Eurovision Song Contest 2012.

Prej më shumë se dy vitesh këngëtarja është duke punuar me produksionin zvicerian Domino, me të cilet po bashkëpunon edhe për nxjerrjen e albumit të parë në gjuhën angleze. Albumi me titull Brand New Day që do të përmbajë 13 këngë, së shpejti do të publikohet fillimisht në iTunes. Në këtë tracklist do të jenë të perfshira edhe single-at e njohur si Between A Rock And A Hard Place, Automatic, I Don’t Want You Back, When You Go, Every Minute. Në rrjedhën e këtij projekti, Orgesën nga sot do të fansat e saj do të mund ta gjejnë edhe në platformën muzikore ndërkombëtare VEVO, në kanalin e saj zyrtar (OrgesaZaimiVEVO).

Pas Ardit Cuni dhe Miriam Cani, Orgesa Zaimi është një tjetër artiste shqiptare që bëhet pjesë e VEVO.
(Nix-Music)

Edhe Orgesa Zaimi Ka Tashmë Kanalin E Saj Vevo