Më mbaj mend (për 1 muaj)


Orgesa Zaimi: “Të Jesh Rroker Nuk është E Thënë Të Jesh E çmendur“


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  1
[06-06-2014]
Këngëtarja Orgesa Zaimi ka treguar për “Pink Report” projektet më të fundit muzikore si dhe pasionin për radion, i cili është bërë pjesë e përditshmërisë së saj. Mjaft e çlirët dhe komode Zaimi ka rrëfyer edhe ditët me vogëlushen e saj Borën si dhe synimet për tu promovuar në një treg evropian me albumin e saj më të fundit, i cili pritet të vijë së shpejti.

Orgesa na rrëfe diçka rreth programit tënd të përditshëm në radio?

Është një program i cili vjen përditë dhe pozicionohet vetëm tek muzika.

Te cila rrymë fokusohesh më tepër, vijon të jesh besnike e rrokut?

Targeti i radios përfshin edhe dëgjuesit e rrymës rock, pop rock, megjithatë është e vërtetë që unë ndonjëherë vendos më tepër muzikë rrok seç duhet. Është viti i tretë që realizoj këtë program radiofonik kam patur dhe eksperienca të mëparshme, të cilat kanë ecur paralelisht me karrierën time si këngëtare. Radio është një dashuri më vete për mua, duke qenë që më jepet mjaft edhe për komunikim jam tip që flas lirshëm pa problem dhe këngët i prezantoj me shumë dashuri dhe përzemërsi, gjej informacione për to dhe publiku e pëlqen diçka të tillë pasi kam dhe audiecën time që më ndjek.

Le të ndalemi pak tek muza jote e frymëzimit tek kënga, dimë që do të publikoni albumin e ri, pasi të kemi ndjekur edhe në “Instagram” me publikimet më të fundit. Çfarë do të ndaje me ne rreth tij?

Rreth publikimit të albumit kam kohë që jam shprehur, mëse një vit, ndoënse nuk do të jetë për një treg shqiptar pasi është projektuar për një treg evropian. Duke qenë se edhe producenti i këtij albumi është zvicerian dhe këngët janë në gjuhën angleze, megjithatë unë kam ndarë rreth pesë këngë të këtij albumi së bashku me videoklip për publikun shqiptar dhe jam vlerësuar me komente pozitive. Albumi ka mbetur në fazën e përfundimit të coverit, kam përfunduar fotot dhe tashmë na duhet vetëm përpunimi. Do të realizoj disa kopje të albumit në mënyrë që të shpërndajë dorazi njerëzve që potencialisht mund të më promovojnë në një treg jo-shqipfolës.

Përse ky “ngulimim” për një treg joshqipfolës, nuk mendon se është një mënyrë e mirë promovimi tregu në Shqipëri, duke qenë që theksove se shumicën e këngëve i ke publikuar në gjuhën angleze.

Tregu shqiptar ka sikletet e veta dhe këtë e them sepse jam e sinqertë në gjerat që mendoj. Nuk më ka nxitur në fakt të bëj një album në shqip edhe për mënyrat sesi fuksionon sot tregu jo vetëm në Shqipëri, por edhe në botë për hir të së vërtetës nuk blihen me CD, pasi çdo gjë del në mëyrë dixhitale, sigurisht mund ti gjesh edhe në mënyrë pirate, por nuk është metodë shumë e rekomandueshme sepse është jashtë ligjit (qesh). Megjithatë nuk kam patur nxitje të bëj një album apo edhe të përmbledh këngët e mia në shqip të realizuara në festivale të ndryshme. Duke qenë se mu ofrua mundësia të bëj një album në anglisht ideja ishte përse most a provoj jashtë. Padiskutim që do të jetë e vështitë por ja vlen që ta provosh. Duhet kohë për të arritur gjërat, për të tentuar për të arritur kontaktet e duhura.

Shpesh vihet re njëfarë stepje sa i përket realizimit të albumeve muzikore nga grupe rroku dhe këngëtarë të muzikës rrok , mos vjen kjo për shkak të kësaj rryme që ndonëse pëlqehet dhe ka targetin e vet, por ndoshta dikush që lëvron një rrymë tjetër e ka më të lehtë?

Kjo është një temë mjaft e dikstuar për ne këngëtarët që lëvrojmë një temë më specifike. Është shumë e thjesht që një këngëtar është i talentuar në një zhaner masiv që është zhanri pop, ose i një zhanri komercial, por unë nuk kam zgjedhur diçka të tillë për veten, ose çfarë unë dëshiroj që të bëj. Nuk kam për qëllim të jem një këngëtare e tregut komercial, në muzikën që bëj më mjafton të kem qoftë edhe dy ndjekës që të pëlqejnë muzikën time. Albumi i fundit që kam bërë është më i butë, përfshin zhanret pop rock etj.



Si janë pritur këngët në anglisht krahasuar edhe me këngët që keni patur në gjuhën shqipe?

Në fillim kam qenë shumë skeptike, pasi kisha problemin mos më kalonte nga rroku i mirë, i fortë. Por këngët në anglisht më kanë pëlqyer shumë dhe duhet të them që karriera ime ka patur një lloj ngritje dhe këtë e vë re nga mesazhet e njerëzve dhe kjo më jep shumë forcë që të vazhdoj në këtë rrugë. Madje dua të theksoj që realizimi i këtyre këngëve jashtë ka qenë më i vëçantë pasi të gjithë instrumentat ishin “të gjallë” dhe ndiheshin.

Po Bora, vajza jote si po i pret të gjitha këto ndryshime në jetën profesionale të mamasë së saj?

Bora është shumë e vogël për ta kuptuar, por doja ta nisja me një episod që ka ndodhur dhe ndonëse është 19-muajshme arrin të dallojë mamin nga këngëtarët e tjerë. Në çastin që ishte duke luajtur diku në ekran u transmetua kënga ime “Automatic” dhe menjëherë ktheu kokën dhe tha “mama” dhe është një kënaqësi shumë e madhe kur vajza të ndjek. Është ende e vogël dhe nuk dua ta përfshijë në pjesën muzikore ndonëse ajo ka të dhëna për këtë fushë.

Ngjashmërinë fizike e ka nga babai dhe pse të mos marrë anën profesionale nga ju? Sa e vështirë është rritja e saj ndërkohë që si ju si bashkëshorti jeni goxha të angazhuar në profesionet tuaja?

Unë dhe im shoq jemi shumë të përkushtuar ndaj vajzës të paktën tani në vitin e dytë në të cilin ka hyrë. Ne jemi mjaft lidhur me të është si magnet për ne. Edhe muzikën ‘live’ e kam shkëputur këtë vit që të jem në pjeën më të madhe të kohës me të. Është një eksperiëncë e mrekullueshme kështu që dua të shijoj plotësisht.

Një aktivitetet e fundit ku keni qenë është edhe ai i stilistes Anila Zajmi, e në fakt desha ta lidh me pjesën e veshjes tek ju sesa ndikon kjo pjesa rrok?

Nuk e kuptoj pse ne gazetarët e muzikës rrok gjykoheni për këtë pjesën e të qënit të egër siç është muzika rrok, por nuk është e vërtetë. Për të qenë rroker nuk është e thënë të jesh e çmendur, ose të paktën kjo nuk ndodh me mua pasi unë një jetë normale. Sa i përket Anila Zajmit ishte një eksperiencë e veçantë të përformoje në sfilatën e saj. Ajo është një mike e vjetër e imja, madje na ngëtërrojnë për shkak të mbiemrit. Për modën dhe për stilin do të thoja që secili vendos stilit e tij dhe unë e kam zgjehdur timin. Preferoj shumë ngjyrat e errëta madje kam një shprehje “Kurt ë krijohet një ngjyrë më e zëzë se e zeza unë nuk do të vishem më me të zeza.

Mesa duket Anila Zajmi e ka kuptuar mjaft mirë?

Po, madje ajo ka realizuar veshjen time për videoklipin “Pasqyrat”, madje fustani i bardhë që kam veshur Anila e ka veshur në dasmën e saj. Vërtet është një detaj që e vlerësoj shumë.
 (xh.k/shqiptarja)



Komente mbi këtë artikull


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet