>
LETERSISHQIP

Varg

Troket tingull i tashëm me mall,
përhapet shi në mendime, ndër fjalë.
Dhe mendimet do përplasen veçse në xham,
s' ka përtej, as diell, as ëndrra, as qiell.
Do avullonin ëndrrat në vallëzim...
ndoshta askund, diku atje lart,
edhe copëzat e tyre do binin varg-varg...
Ja tek do ia marrin me të qetë,
ja tek po ia marrin me ngadalë,
ja tek po vijnë lehtë-lehtë,
ja tek po më presin me mall!
Nga një vend nisen, në qiell përfundojnë,
nga qielli vijnë, po atje shkojnë!

DËRGOI: