>
BIOSHQIP
Biografia
Orjeta Kelaj ishte pjesëmarrëse në “Festivali i këngës në RTSH” përgjatë viteve 1991-1992. Për shumë kohë ka kontribuar në numër të shumta koncertesh në diasporë me qëllim t’i promovoj vlerat e këngës qytetare shkodrane. Që nga viti 2003 është pjesë e çdo aktiviteti të organizuar nga qendra kulturore “Pjetër Gaci”, gjithashtu e angzhuar pranë trupes profesioniste të teatrit “Migjeni”. Në vitin 2014 në festivalin tipologjik folklorik kombëtar të këngës popullore qytetare në Elbasan fiton çmimin e parë “Këgëtarja më e mirë1’, në 2016-tën sërish shpallet fituese e çmimit “Këngëtarja më e mirë e vitit” në qytetin e Shkodrës, organizuar nga agjensia e spektakleve “Buna 1”. Krahas angazhimit me muzikë Orijeta prej shumë vitesh punon mësuese në një nga shkollat më të mira shkodrane duke dhënë kontribut të veçantë në suportin e talenteve të reja.

Në Qershor 2019, Orjeta Kelaj merr pjesë në Zambaku I Prizrenit 2019 me këngën "Jo Mos Thuaj Jo" me autor, tekstshkrues dhe orkestrues Nexhat Rexhan.

Në Nëntor 2019, Orjeta Kelaj merr pjesë në Luleborë 2019 me këngën "Do Ti Zbres Yjet Nga Qielli".

Në Tetor 2021, Orjeta Kelaj & Glerdit Turmetaj marrin pjesë në Luleborë 2021 me këngën "Valsi I Mrekullive".

Në Nëntor 2022, Orjeta Kelaj merr pjesë në Luleborë 2022 me këngën "Zemra".
KATEGORI: