>
BIOSHQIP
Biografia
Shkollimin fillor e kreu në Radoniq dhe Cërmjan ndërsa gjimnazin drejtimi i shkencave natyrore në Gjakovë. Me 1985, diplomon në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti Filozofik në degën Filozofi-Sociologji. Shkruan poezi që nga rinia e hershme dhe boton në periodikun letrarë qe nga vitet e tetëdhjeta në revistën studentore; "Bota e re", pastaj në "Zëri i rinisë", "Etja", "Fjala", "Rrezja", si dhe disa cikle me poezi ne revistën letrare; "Shtigje" të vitit 1983/84/dhe /86 të Klubit letrarë "Gjon Nikollë Kazazi " të Gjakovës. Shkruan recensione librash është redaktor dhe recensent i disa librave poetike. Poezi ju morën në dorëshkrim disa herë gjatë burgosjes nga policia serbe ne vitin 1991/92/ dhe /93 kur së fundmi u burgos me grupin e ashtuquajtur; "Grupi i priftit". Prej vitit 1994 jeton dhe krijon në Gjermani. Në luftën e fundit familja e tij i dha gjashtë martir (Filipi, Simani, Krista, Gjergji, Kastrioti dhe Pashkja) UÇK-së katër pjesëmarrës (Gjergj, Filip, Viktor dhe Kujtim Sokoli) dhe një Hero, (Gjergj Sokoli).

Libri i parë; "Kambanë e pëlcitur dhembja" poezi, të cilin e ka promovuar me 06.05.06 në Wuppertal-Gjermani.

Libri i dytë: Antologji e 12 shkrimtarëve në mërgim, "Asht e Gjak Arbërie "bashkautor me veprimtarin dhe shkrimtarin Martin Çuni, e promovuar me 09.05.07 në Hanover- në Gjermani.

Libri i tretë; Përmbledhja me poezi; "Unazë Gjaku", në shator të vitit 2008. Redaktor Din Mehmeti, botoi klubi letrare "Gjon Nikollë Kazazi" Gjakovë, promovuar me 26.10.2008, në Essen-Gjermani.

Libri i katërt: Përmbledhjen me poezi; " Sängele Iubirii ", "Gjaku i dashurisë", " Das Blut der Liebe " në të dy gjuhët(gjermane dhe rumune), e botuar në Bukuresht gjithashtu botim i "Bashkësisë kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë" 2010.

Nën kujdesin e Shoqatës shqiptare të Bukureshtit "ALBANEZUL" botohet një Antologji poetike "Pagjumësia e fjalëve" në të cilën përfshihet me një cikël poezish.

Në Antologjinë; "Shija e shikimit" të autorit te mirënjohur Baki Ymeri boton disa poezi në gjuhën gjermane dhe rumune.

Në Antologjinë e autorit Eduard Dilo;"Kështjella e ëndrrave" Bukuresht 2012 prezantohet gjithashtu më disa krijime poetike.

Në vitin 2011,në edicionin special të Revistës "Shqiptari" doli Përmbledhja poetike e poeteshës rumune; Iona Stupru dhe Pal Sokoli ne Bukuresht(nen kujdesin e z.Baki Ymeri dhe Dr.Xhelku Maksuti.

Në Librin e publicistit Flori Bruqi; "Olimpi Shqiptarë "prezantohet veprimtaria e tij krijuese me një vend të veçantë.

Është kryetar i Lidhjes Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani dhe anëtar i Shoqatës se Shkrimtarëve gjermane ; " Else-Lasker-Schüler" të qytetit Wuppertal- Gjermani dhe Redaktor dhe Recensent i disa përmbledhjeve të ndryshme poetike të autorëve kryesisht nga mërgata. Është anëtar i disa redaksive te ndryshme kulturore virtuale dhe i Revistës letrare; "Muza shqiptare", organ i LSHAKSH-ne Gjermani.