>
BIOSHQIP

(1860-1920)

Biografia
Palokë Kurti ishte kompozitori dhe muzikanti i parë që dha sinjalin е lindjes s'artit të ri të kultivuar. Lindi në Shkodër më 1860, dhe kompozoi "Bashkimi i Shqipnís" më 1881.

Më 1863, kur ishte tre vjeç vritet Kola, që punonte në konsullatën angleze më parë. Vendi i ndodhisë ishte Rana e Hedhun pranë Ulqinin. Do të shkollohet në kolegjën Saveriane[1]. Me anë të krijimeve, përpunimeve е aranzhimeve të këngëve popullore, kryesisht qytetare, vuri gurin е parë në themelimin е evolucionit të formave të vjetra dhe të reja të muzikës së kultivuar shqiptare. Madhështia e figurës së Palokë Kurtit konsiston në gjerësinë e interesave të tij artistike, pa i ndarë në asnjë çast ato me patriotizmin, ndjenjë e cila e përshkon si një lajtmotiv gjithë veprimtarinë e tij.

Tre qenë drejtimet ma të rëndësishme të veprimtarisë së tij artistike : dirigjent i orkestrave frymore, përpunues i këngëve popullore dhe kompozitor.

Palokë Kurti, mësimet e para të muzikës i mori në mjediset e ahengut të njohur shkodran dhe nga At Tommaso Merkos, françeskani i njohur në Shkodër me emrin Pater Toma. N'aftësitë e Palokës së ri ky frat i nderuem dhe muzikant i flaktë, shihte drejtuesin e bandës muzikore të qytetit, për të cilën u impenjue të organizonte. Bashkë me një numër veglash muzikore që solli nga Napoli, në vitin 1877, Pater Toma fton dhe mjeshtrin italian Giovanni Canale, i cili u mor seriozisht, për disa vite me edukimin muzikor të Palokës, tue i mësue pianon dhe disa instrumenta frymorë. Në vjeten 1878, nën drejtimin e po këtij mjeshtri, u krijue e para orkestër frymore e qytetit të Shkodrës e në fund të fundit e të gjithë Shqipërisë, ngjarje kjo që përkoi dhe me krijimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. 18-vjeçari Palok Kurti, do të ishte një ndër të 31 orkestrantët e këtij formacioni muzikor.

Dy vjet më vonë, në vitin 1880, drejtimi i saj kalon në duert e virtuozit të trombonit, Palokë Kurti, i cili u dallue ndër të tjerët edhe për aftësitë drejtuese dhe organizuese. Me “Daullen” e tij (siç u ba i njohur në popull), Palokë Kurti jepte koncerte në publik të hapun, në fillim një herë në muej e pak nga pak, me konsolidimin e orkestrës, u arrit të jepeshin dhe koncerte çdo javë. Kështu dalja e kësaj orkestre frymore çdo të diele në lulishten e qytetit, ishte për kohën, një nga evenimentet ma të rëndësishme kulturore. Fillimisht repertori ishte i kufizuem, kështu që Palokë Kurti, iu vu punës për krijimin e një repertori të posaçëm për orkestrën e tij.

Pikërisht këtij qëllimi do t’i shërbenin dhe ndërtimi i dy potpurive me këngë shkodrane “Argëtime muzikore të stërgjyshave tanë” (1890-1900), të dytën e bëri në F-maxhor. Martohet me të bijën e Anastas Papanikut, Angjelinën, nga Parga e Çamërisë. Papanikët ishin me origjinë nga Suli, Anastasi kishte një djalë Gjonin i cili ishte sëmurë me tuberkuloz. Nuk zgjati shumë dhe vdiq, si amanet la që e motra të martohej me shokun e tij, Palokën.

Idromeno i pat bërë një portret Angjelinës më 1925, që ruhet në Galerinë e Arteve. Me këtë martesë do të ketë katër djem: Leci, Zefi, Salvatori, Ndoci [1] dhe një vajzë, Tusha.[3] Për ndërtimin e materialit muzikor të kësaj vepre, kompozitori u mbështet kryesisht në këngën qytetare shkodrane, e veçanërisht në atë instrumentale. Duke i seleksionuar, aranzhuar dhe përpunuar për orkestër frymore dhe më pas, pastaj duke i ekzekutuar, Palok Kurti synoi jo vetëm të përhapte e të propagandonte këngën popullore shqiptare në popull, por edhe ta spastronte atë vetë nga elementet e tepërt - rezultat i ndikimit të drejtpërdrejte të formave dhe toneve orientale, të cilat ndiheshin dukshëm në ahengun shkodran. Në këto potpuri, trajtimi i këngës popullore shkodrane i është nënshtruar një përpunimi të vërtetë me pretendime artistike. Sidomos në potpurinë nr. 1, shihen dhe tendenca krijuese nga ana e autorit.

Për këto arsye, Palokë Kurti, është i pari muzikant, i cili duke shpëtuar nga humbja traditën popullore, e mblodhi atë, e vuri në notë, e ekzekutoi, duke hedhur kështu, bazat e krijimit të artit të kultivuar shqiptar. Aktivitetin si drejtues i bandave frymore, ai e zhvilloi nëpër formacione të ndryshme muzikore shkodrane, me bandën e Patër Tomës, me bandën e Popullit dhe atë të Institutit Tregtar, e cila kishte një trupë prej pesëdhjetë orkestrantësh.

Si drejtues dhe krijues i formacioneve korale, përmendim atë të Kishës Françeskane, Meshës se Madhe, të Kishës Ortodokse shkodrane, formacioni koral i së cilës, pati jehonë në kohën e vet. Do ta linim të paplotë figurën e Palokë Kurtit, pa folur për krijimtarinë e tij si kompozitor. Krijues i ma shumë se 17 këngëve popullore, ai solli ndryshime rrënjësore në muzikën e ahengut shkodran. E pikërisht, tiparet e saj të reja, përbëjnë edhe vetë drejtimin e ri që muzika shqiptare mori në Periudhën e Rilindjes Kombëtare dhe në atë të mëvonshme, të Pavarësisë.

Me cilësinë e rapsodit, poetit dhe këngëtarit të apasionuar të këngës popullore shkodrane, Palok Kurti arriti që nuancat më të holla të kësaj kënge t'i mishëroje në mënyrë të përsosur në krijimet e tij të pavdekshme : marshin “Bashkimi i Shqipërisë” më 1881 kushtuar Lidhjes Shqiptare të Prizrenit,“Marhallah bukurisë sate”, “Ta dish, ta dish”, “Për mue paska kenë kismet”, “Karajfil të zgiodha”, ”Kur fillon drita me dalë”, “Të due, moj të due”, “Karajfili i kuq si gjaku” etj., këngë të cilat, në gojën e këngëtares Marie Kraja, do të arrinin majat ma të larta të krijimeve popullore shqiptare.

I ndikuar nga format e reja të muzikës evropiane, Palokë Kurti shkroi vepra të tilla si : kuadrilja “Saksi im”, polka për klarinete “Dallëndyshja”, marshin “Turqit në Maqedoni” etj. Përsa i përket muzikës liturgjike, më të njohura që ai shkroi janë : “Mesha për ndër të Shna'Ndout”, “Litani” etj.
Gjithashtu, Palokë Kurti përshtati për formacion orkestral pjesë nga literatura botërore, nga “Trovatore”, nga “Ballo me maska”, “Norma” etj.
Raporti i vazhdueshëm i Palokë Kurtit me historinë e kohës në të cilën jetoi, shpjegon dhe faktin që vepra e tij mundi t'i rezistojë kohës dhe të vijë deri në dita tona. Krijimet më të rëndësishme të këtij kompozitori, pa dyshim dhanë sinjalin e nisjes së një periudhe të artë për historinë e muzikës shqiptare. Gjithashtu, me veprimtarinë e tij, Palok Kurti i hapi rrugën bashkëkohësve dhe pasardhësve te tij. Pasuria dhe larmia e veprës së tij zë pa dyshim një vend të nderuar në historinë e muzikës shqiptare.[4] U dëbue dy vjet, me shumë mundësi për shkaqe politike. Mbasi u kthye në Shkodër më 1890 angazhimi i tij ma i madh ishte kompozimi. Krijon Bandën e Katedrales me ndihmën e Imzot Jak Serreqit, që e drejtoi Frano Ndoja. U dëbua dhe dy herë tjera, herën e mbrame në Korfuz më 1919. I rraskapitun vdes më 1920, në varrimin e të cilit morën pjesë shumë bashkëqytetarë të tij.