TEKSTESHQIP

Pandi Peleshi
Shamia E Ushtarit
Lyrics

Kur u nis ushtar
Më tha nja dy fjalë:
“Asaman, moj vashë,
Dashurinë ma fal...”

Në të dalë të fshatit
Djalin e përcolla,
Me shami të kuqe
Gushën i mbështolla:

“Vetë t’a kam qendisur,
Merre si kujtim,
S’dihet, ndonjëherë
Mund të japë guxim”

Me afshin e shpirtit
Djalin përqafova,
Ç’u dogja si flaka,
Ula sytë e shkova...

Sot mora një letër,
Sa shumë u gëzova!
Radhë-radhë e etur
Tri herë e këndova...

Shenjë e dashurisë
Shih si digjet flakë,
Çdo pëllëmbë kufiri
Për të mbroj me gjak!