>
BIOSHQIP

Pandora: Së Shpejti Videoklipi I Ri

05-03-2014
Pandora, këngëtarja e njohur për baladat e saj të mrekullueshme së fundmi është duke realizuar një projekt të ri muzikor. Bëhet fjalë për një këngë të re e cila është e zhanrit baladë dhe se shumë shpejt pritet të lançohet edhe me videoklip.
"Tani sapo kemi filluar me videoklipin, shpresoj ta përfundojmë dhe ta publikoj sa më shpejt. Kënga është baladë, edhe kjo trajton nje temë që do ta gjejnë vetën shumë kush. Teksti flet për martesa që bëhen pa dëshirë dhe shpesh herë përfundimin e kanë të keq, në këtë rast nusja e don dikënd tjetër kurse është duke u martuar me personin e imponuar, kjo është tema e këngës për t'mos e zbuluar më shumë." - ka thënë ajo për teksteshqip.com



Ndërsa sa i përket bashkpunëtorëve të këngës, kësaj rradhe këngëtarja i ka përzgjedhur me kujdes. "Tekstin e ka shkruar Suzana Fazliu, Muzika dhe Orkestrimi është bërë në studio "Erona" në Prizren nga Eroll Dogani dhe Naim Qukiqi. Videoklipi është duke u realizuar nga Produksioni Video Art dhe pritet të publikohet nga mesi i muajit mars." - përfundon ajo.
(Teksteshqip.Com)

Pandora: Së Shpejti Videoklipi I Ri