>
LETERSISHQIP

Vargjet E Mia

Vargjet e mia kalojnë nën dritaren e të shuarave,
ato ulin grepat, i zene e thurin dantella.

Vargjet e mia kalojnë nën dritaren e zonjave,
ato zgjatin duart zënë metaforat i bejne inxhi gushe.

Vargjet e mia kalojnë nën konviktin e studenteve,
ato i zenë u kepusin rimat e i bejne numra telefoni per te dashurit.

Vargjet e mia kalojne para sofave te portave,
plakat i zene i kthejne ne filxhane kafeje.

Vargjet e mia me bluxhinës ulen trotuareve,
te zhgenjyera nje cigare tymosin bashkarisht.

Une i zoti qe i krijova me brum shpirti,
tri dite pa ngrene, tri dite pa tymosur,
dal parqeve te gjej ndonje bisht.

Vargjet e mia kalojnë para mejhanes,
dalin sarahoshet i zënë mbushin gotat.

Vargjet e mia kalojnë shkalleve te turizmit,
lypsit e vegjel u zgjatin doren si monedhave.

Vargjet e mia kalojnë prane fushave djerra,
dalin fshataret i zënë i bejne plugje.

Tiranë 1992