>
LETERSISHQIP

Duart Që M'i Puthte Nëna

Po si na ndane me dysh moj nene?!
Dy gisht me e gjate nga une lopata.
Thellimi brisk. M’ i lodhi balta,
duart e thara lyer hënë.

I fus ne xhep te ngrohen pak,
Polici vjen m’ i lidh me tel.
Teli me hyn ne mish ne gjak,
pastaj m’ i varin ne çengel.

Kur te m’ i heqin telat nënë,
nga duart ngjyrosur mavi,
xhepat, duart nuk do m’ i nxënë,
s’ do di se ku t‘ i fus, s‘ do di!
Kampi Beden Kavaje, 1947