>
LETERSISHQIP

Dashuri E ...

Mbi gjoksin tend kam veç deshire,
ta ul o mike ballin,
te ndjej si rreh zemra e dlire,
që na ndez te fshehur mallin!

Në m’ esht’ zhgenjim kjo shpres’ e ngrohte,
qe rend neper mendime,
me zjarr t’ ma mbush naten e ftohte,
t’ derdh gaz mbi zemren time!

Ky shpirt që mardh do veç pak zjarr,
te shkrihet gjithe prej mundit,
né s’ me je dashuri e parë,
je dhimbja ime e fundit!
Tirane, 1972