Më mbaj mend (për 1 muaj)

Parakoha - Fjalët E Fundit Lyrics

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  2

Edhe një luftë e përgjakur në trojet e vendit tim,
Ne të betuar për liri vdekjen n'dorë do ta gjejmë,
Te gjaku ynë që n'shekuj s'ndalet
Populli të bëhet fli, fjalët e fundit të luftëtarëve,
Që vdesin në flijim, mbi tokë shkëmbore,
Në zë pikllimi shqiponja thërret:
Këtu jetuan të parët tanë, do të jetojmë edhe ne.
Dheu i njëjtë do ti mbulojë dhe eshtrat tona
Njëherë dhe përjetë dua të jem i lirë në djepin tim.
Tokë Ilire, më të vjetrit në Ballkan,
Ata që na coptuan trojet në këtë tokë janë.
Zemër të njëjtë, luftëtarët e Gjergjit edhe sot kanë
E një gjë të tillë mund të përjetosh në çdo çast,
Anembanë viset tona jehojnë një zë, Shqiponja.
Në krye populli në këmbë brohorasin me të njëjtin zë,
Një komb një qëndrim se ky është vendi ynë
Dëshmon me të vërtetë se ke prejardhen Ilire.
Shekuj të tërë luftra përjetuam në Krujë me Gjergjin
Trim, ishim, jemi, dhe do të mbetemi luftëtarë të tij.
Pra vdesim për tokën tonë të mbuluar me gjak,
Që sot dhe përjetë do të mbetet Ilire.(Refreni)
Toka ku jetuan të parët tanë shumë prej tyre viktima janë
Pasardhës të tyre jemi me krenari, çdokujt tregojmë
Se sot dhe përherë në rrugën e njëjtë do të kalojmë.
Përherë në zemrat tona të paharruar dëshmorët
Vrasje të njëpasnjëshme që barbarët egzekutojnë
Këmbnguljen për liri të popullit tonë kurrë s'do ta harrojë.
Gëzimi i kërkuar më tepër se kurrë më parë
Asgjë nuk është vdekja, por për liri fëmiu qan.
Ripërtërihet historia, por më gënjeshtra nuk lind.
Të lirë do të jemi shokë në tokën tonë,
Edhe pas vdekjes testamentin dua të jetoj.
Në çdo anë dëgjohen të shtëna, viktima dheu mbulon,
Mbeti nëna pa të birin e vendi ynë pa një hero.
Vitet e humbura kaploi, e vetmja shpresë
Të ketë liri në tokat tona ta jetojnë të tjerët.
Nga qielli dëgjoj një zë një zë që më thërret,
Është zëri i të parëve tanë që për liri thanë jetë.
Na bën të ditur se aty ku është derdhur gjak
I tyre përherë tokë Ilire do të jetë.(Refreni)
Më kujtohet çdo gjë por fjalët e fundit janë në zemër
A thua pas vdekjes time do të shkëlqejë kjo ëndërr?!
Jetën time humba nënë, më gjej në botën tjetër,
Fjalët e fundit të një fëmiu, që sapo filloi jetën.
Tani më ndih bir, gjendem pranë teje,
Ofroi të dashurës më trego ku janë tjerët.
Ishin në mesin tuaj nënë, shpresoj se më ndinë
Por tani e ndjej zërin e tyre në këtë botë ku gjendem unë
Këtë e quajnë jetë, por unë nuk jetoj
Vuaj në tokën tonë që zjarri kaploi.
Me shekuj ishim këtu dhe do të mbesim, nëse
Nuk jemi luftëtarë kush mund të jetë?
Ku janë gjurmët e minatorëve, më nuk i shoh.
E humbur ëndrra jonë të lirë të jemi një ditë
Kalon jeta me lot në sy e plagë në zemër.
Çdo ditë e re emra të rinj, në mes viktimat përcillen me lotë.
Egzekutuan dhe fëmiun, fëmiun parashkollor
E larguan në botë tjetër pa mësuar shkronjën e parë,
Nuk arriti të dëgjojë jo, as zërin e nënës,
Mbeti një engjëll i paharruar në jetën time.




Parakoha
Publikimi: 01/12/1998
Festivali: Festivali i 37-të në RTSH
Muzika: Naim Krasniqi
Teksti: Naim Krasniqi
Orkestrimi: Naim Krasniqi


Parakoha - Fjalët E Fundit
Linku i videos në YouTube:
Në TeksteShqip janë rreth 100.000 këngë me videoklip dhe afërsisht 40.000 këngë të tjera që nuk kanë një videoklip në Youtube. Stafi i TeksteShqip shton çdo ditë video të reja, por është e mirëpritur ndihma e kujtdo që arrin të gjejë një videoklip që mungon, apo një version më të mirë sesa klipi që mund të jetë aktualisht në TeksteShqip.

KUR PRANOHET NJË VIDEO E DËRGUAR:

Për verifikimin nga stafi mund të duhen pak minuta deri në disa orë, por garantojme që gjithsesi verifikimi do të kryhet brenda 24 orësh.

VIDEO E DËRGUAR NUK U PRANUA?

Një video e dërguar nuk do të pranohet nga stafi i TeksteShqip nëse:
1. Video e dërguar është fshirë ndërkohë nga YouTube ose është e padisponueshme.
2. Video nuk i përket këngës "Fjalët E Fundit".
3. Video është e këngës "Fjalët E Fundit", por nuk këndohet nga Parakoha.
4. Video që kemi në TeksteShqip, është më cilësore se ajo e dërguar.
5. Video që kemi në TeksteShqip, është zyrtare, ndërsa ajo e dërguar, jo.


Komente 0