Më mbaj mend (për 1 muaj)

Parashqevi Simaku - Degjoma Kengen Lyrics

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  24

Dëgjoma këngën

Këndoj dhe ty rini
këngën time ta kushtoj,
kërkoj me zërin tim
një mesazh tek ty të çoj,
se rinia na dhurohet veç njëherë
ta jetojmë atë
ne e dimë nuk është e lehtë.

*REF 2x
Vajza, djem, sot jeta po ju pret.
Ta filloni, ta jetoni jo nuk është e lehtë.
Ti mëson, punon dhe di përse krijon.
Moj rini, tek ti e ardhmja do të ndrijë.

Thu'ja rini këngës që di ti,
lëre gëzimin të trokasë në gji.
Thu'ja rini këngës që di ti
yjet të ta kenë zili.

Unë këndoj me ty
dhe çdo ditë më shumë kërkoj,
të krijoj pakusht,
juve t'jua dhuroj.
Unë këndoj me ty
dhe çdo ditë më shumë kërkoj,
të krijoj pakusht
t'jua dhuroj.

Vajza, djem, sot jeta po ju pret.
Ta filloni, ta jetoni jo nuk është e lehtë.
Ti punon, mëson, dhe di përse krijon.
Moj rini, tek ti e ardhmja do të ndrijë.

Vajza, djem, sot jeta po ju pret.
Ta filloni, ta jetoni jo nuk është e lehtë.
Ti mëson, punon dhe di përse krijon.
Moj rini, tek ti e ardhmja do të ndrijë.

Thu'ja rini këngës që di ti,
lëre gëzimin të trokasë në gji.
Thu'ja rini këngës që di ti
yjet të ta kenë zili.

Unë këndoj me ju
dhe çdo ditë më shumë këndoj,
të krijoj pafund,
juve t'jua dhuroj.
Unë këndoj me ju
dhe çdo ditë më shumë këndoj,
të krijoj pafund
t'jua dhuroj.


Ky tekst u dërgua nga alda





Parashqevi Simaku - Degjoma Kengen
Linku i videos në YouTube:
Në TeksteShqip janë rreth 100.000 këngë me videoklip dhe afërsisht 40.000 këngë të tjera që nuk kanë një videoklip në Youtube. Stafi i TeksteShqip shton çdo ditë video të reja, por është e mirëpritur ndihma e kujtdo që arrin të gjejë një videoklip që mungon, apo një version më të mirë sesa klipi që mund të jetë aktualisht në TeksteShqip.

KUR PRANOHET NJË VIDEO E DËRGUAR:

Për verifikimin nga stafi mund të duhen pak minuta deri në disa orë, por garantojme që gjithsesi verifikimi do të kryhet brenda 24 orësh.

VIDEO E DËRGUAR NUK U PRANUA?

Një video e dërguar nuk do të pranohet nga stafi i TeksteShqip nëse:
1. Video e dërguar është fshirë ndërkohë nga YouTube ose është e padisponueshme.
2. Video nuk i përket këngës "Degjoma Kengen".
3. Video është e këngës "Degjoma Kengen", por nuk këndohet nga Parashqevi Simaku.
4. Video që kemi në TeksteShqip, është më cilësore se ajo e dërguar.
5. Video që kemi në TeksteShqip, është zyrtare, ndërsa ajo e dërguar, jo.


Më Shumë Këngë Nga Parashqevi Simaku:


Komente 0