TEKSTESHQIP

Paro
Nuse Moj Tu Befte Nena
Lyrics

Nuse moj t'u bëftë nëna
Sa hyre në shtëpi brënda
Ç'e do dritën që bën hëna
Ma more kalan nga brenda x2

Ref...x2
Edhe ju dasmorë sa jeni
Kenges bashke hajde ja themi
Lezetin ta lëmë në mesë
Le ta gëdhijm gjer në mëngjes

Dhëndër mor me salltanete
Na thuaj mos mbaj sekrete
Këtë nuse ku e gjete
Na bëri te gjithe për vete x2

Ref...x2
Edhe ju dasmor sa jeni
Këngës bashkë hajde ja themi
Lezetin ta lëmë në mesë
Le ta gëdhijmë gjer në mëngjes

...

Nuse me këmbë të mbarë
Erdhe në odën e bardhë
Hiqe hiqe këmbën zvarrë
Te mos lësh asnjë beqar x2

Ref...x2
Edhe ju dasmor sa jeni
Kenges bashkë hajde ja themi
Lezetin ta lëmë në mes
Le ta gdhijmë gjer në mëngjes