TEKSTESHQIP

Pavlina Nikaj
Per Nenen Kendoj
Lyrics

E lehtë është jeta
kur di që kam nënë
çdo çast të vështirë e ndjej pranë
në breng e halle ajo më ka qënë
reze që dritë shpërndan

Nje nënë,vetem nje nënë, ka në botë
ëmbël tingëllon zëri i saj
kur Bir fëmijës,ajo do ti thotë
qesh dhe ndricon zëmra e saj

Nënë, emër i dashur për mua 2X
Më je e shtrënjtë
Të dua
Sa jet e tërr,
për Ty
unë thur melodi

Kur zëmra reh,në gezime e dëshpërime
tek ti mendimi më shkon
Pranë teje ndihem e dashur,më pri
më e lumtur se botë e tërr