TEKSTESHQIP

Peppa Marriti
Poezia
Lyrics

Si një lis i’ngar ka pika
Re mbi malit pjòt me borë
Kurmi u bë gjith cika cika
Thiejti e u shprish e mos një dorë
Tijë të ndihu e mosnjerì
Të mbioth shprasmen fjalë çë the
Kur gjithë jeta tij tu nxi
E më driten nëng e pe
E mu los një dal e dal
Kurmi i bukur piot fuqi
Por si dejti me suvalë
Zëmëra jone është gjithë mëri
E me lotë e shërtime
Qëndruem na ktu tu e kultuer
Zëmëren tëndë gjithë këndime
Siun me gas me dritë të mbiuer
Kush të puthi tek u shëtrove
Kush me lotë të losi boren
Motra e jomë atie s’çiove
Mosnjeri të ndëjti doren
Vet kannuni tu e gjimuer
Të thërriti… “vëlla rri mirë”
E një flamur i bekuer
Të pushtroj si një jëmë ndër gjrë
E nani
Kurmi u los
Po si një diell
Tek i kaltri e dritmi qiell
E shkepti lart
E bëri dritë
I bekuar
Shpirti it…