TEKSTESHQIP

Perlat Sheqeri
Jo Inat, Por Harmoni
Lyrics

Unë po knoj e pe çoj zanin
O Zot na largo shojtanin
Si asht ba ky brezi i sodit
E ka lanë rrugën e Zotit
Si dikur s'ka harmoni
Veç inat e xhelozi.

Sot inat për njani - tjetrin
Ka poeti për poetin
Ka kangëtari për kolegun
Ka inat mjeku për mjekun
Ç'ka me pa mor haj medet
Ka dhe vllau për vllanë e vet.

Ka shumë njerëz sot zemër zi
Don me ditë gjithçka për ty
Ba me pa se je rahat
Nuk i merr gjumi në shtrat
Nga inati sa s'pëlcasin
Mbrapa shpine ç'ka nuk flasin.

Nigjoni fjalët e mija
Jo bre kshtu o lum shoqnija
Inati e xhelozija
O k'to janë vese të k'qija
Sa ma parë ne ti largojmë
Mëndje e zemër ti pastrojmë.