Më mbaj mend (për 1 muaj)

Perlat Sheqeri - Fshatari Dhe Gomari Lyrics

Nuk ka akoma asnjë votë


Seç na ishte një fshatarë
Kishte mal e kishte arë
Dele e dhi, lopë e gomarë
E çdo punë i shkonte marë.

Për çdo ditë merrte gomarin
Ja vëndoste n'shpinë samarin
Merrte drutë e merrte barin
Në qytet bante pazarin.

Dalëngadalë u plak gomari
S'ishte ma sikur maspari
Tuj kullot rreth njaj bunari
Ku - ku mrën ka ra qyqari.

Ka fillu me u pallë gomari
Ja nigjon zanin fshatari
me vrap shkon ai te bunari
Thotë me nxjerrë nuk po kam qari.
Ketu regji

Ç'ka po ban ky tru bullarit
Po merr dhe rrotull bunarit
Përmi shpinë ja hedh gomarit
me e varros për z'gjallit.

Posht gomari tuj u pallë
Nalt i zoti tuj u tallë
S'po u beson syve në ballë
Sipër dheut gomari gjallë.

Prej bunarit jashtë ka dalë
Tuj tunë bishtin nepër shalë
Met i zoti krejt pa fjalë
S'ka gja rriskun si ta nalë.

Ka shumë njerëz në ket dynja
Harrojnë t'mirat si u ke ba
Interes kur nuk kan ma
Ta kthejnë shpinën, s'donë met pa.

Tash po du me i vu kapakun
Me ju thanë po kam marakun
Pastroni zëmren e gjakun
Tanëve Zoti na jep hakun.




Perlat Sheqeri
Publikimi: 17/11/2022
Muzika: Alfred Qemalja
Orkestrimi: Alfred Qemalja
Video Produksioni: Domi Production
Teksti: Lulash Ara
Aktor: Roxh Dibrani



Perlat Sheqeri - Fshatari Dhe Gomari
Linku i videos në YouTube:
Në TeksteShqip janë rreth 100.000 këngë me videoklip dhe afërsisht 40.000 këngë të tjera që nuk kanë një videoklip në Youtube. Stafi i TeksteShqip shton çdo ditë video të reja, por është e mirëpritur ndihma e kujtdo që arrin të gjejë një videoklip që mungon, apo një version më të mirë sesa klipi që mund të jetë aktualisht në TeksteShqip.

KUR PRANOHET NJË VIDEO E DËRGUAR:

Për verifikimin nga stafi mund të duhen pak minuta deri në disa orë, por garantojme që gjithsesi verifikimi do të kryhet brenda 24 orësh.

VIDEO E DËRGUAR NUK U PRANUA?

Një video e dërguar nuk do të pranohet nga stafi i TeksteShqip nëse:
1. Video e dërguar është fshirë ndërkohë nga YouTube ose është e padisponueshme.
2. Video nuk i përket këngës "Fshatari Dhe Gomari".
3. Video është e këngës "Fshatari Dhe Gomari", por nuk këndohet nga Perlat Sheqeri.
4. Video që kemi në TeksteShqip, është më cilësore se ajo e dërguar.
5. Video që kemi në TeksteShqip, është zyrtare, ndërsa ajo e dërguar, jo.


Më Shumë Këngë Nga Perlat Sheqeri:


Komente 0