TEKSTESHQIP

Perlat Sheqeri
Rrenacaku
Lyrics

Fjala e gojs ka peshu rand
E kanë majtë kur e kan dhanë
Kurse tash ka ndryshu loja
Fjalës krejt i ka dalë boja
Sot shumkuj ju ka ba ves
Me i nxjerrë rrënat me thes.

Janë do tipa t'rrëjnë et thajnë
T'marrin borxh e nuk e lajnë
I ban nderë, mrapa të shajnë
Të premtojnë e nuk e mbajnë
Ja kan marrë dorën k'sajë loje
Fjalë e rrën qesin prej goje.

Sot kudo ke rrënacakë
Ke me mjekër e mustakë
Me fustan e minifun
Në qytet e në katun
Ke në jug e në veri
N'parlament en ministri.

Në lokal kur me pi shkon
Me shumicë rrëna nigjon
Kam dashnore thotë nja 7
Për mu çmënen tana (Vajzat ) gratë
Rrëjnë aq shumë, sa ta mërzitin
E kan ba 1 prill tanë vitin.

Pa nigjoni lum shoqnija
Ti largojmë do vese t'kqija
Me rrëna nuk kalon jeta
Vlerë të jep veç e vërteta
Gjithmonë dalin fjaltë e urta
Rrëna i ka kamtë e shkurta.