>
LETERSISHQIP

Ankth

Të pashë në një hapësirë të bardhë,
veshur si një princeshë e pallateve
Ngrysur fytyrën më urrejtje më shihje,
Se çfarë kisha bërë se dija fare.

Ecja në drejtimin tënd,
brenda një hapësire pa mbarim,
Ashtu mu duk sikur u trembe,
e fillove nga unë të ikje, ç'ke ?

Jemi vetëm unë dhe ti,
mesa duket kësaj radhe askush tjetër,
Nuk mundesh të ikësh pa folur me mua,
Nuk mund të ikë ujku nga delja e vet.

Se ikje me aq nxitim,
Të thërrisja me tërë fuqinë e zërit,
Ku shkon, përse të ikësh nga unë ?
Të jam edhe aq i trembshëm.

Arrite dhe u ndale,
Përpara një pellgut imagjinar, mendove.
Të i flas këtij budallai,
Që më ndjek për kaq vite.

Ecje drejt fytyrës time të lodhur,
Mu duk se kisha ditë që vrapoja.
U afrove dhe asgjë nuk fole,
Buzëqeshe dhe befas ndalove.

Ç'farë është kjo zhurmë, idiot
Bërtiti shoku i dhomës time.
Do ta lësh të flemë vetëm pak,
Isha në ëndërr, pashpresëbuzë një gremine.

DËRGOI: