>
LETERSISHQIP

Dhimbje

O djemtë e mi, për liri të etur,
ju pashë teksa vdisnit, prapa të mbetur.
Për një çast dhimbjen e harrova, u ndala,
lirinë e kujtova me mall, se për liri ju fala.

Nuk e kam të lehtë sonte o trimat e nënës,
të flakë nga zemra burrërinë e një gruaje.
Të lehtë nuk e kisha kur ju rrita,
të lehtë nuk e kisha kur në varr ju zbrita.

Edhe dhe sipër ju hodha, e kur të vegjël ishit, dheun nga rrobat u'a largova.
Kur u'a thashë lamtumirën e fundit,
me lamtumirë filluan gjëmimet,
bashkë me ju vdiçën hidhërimet
bashkë me ju vdiçën gëzimet.

Duart e nënës nuk plakën kurrë,
këto duar rritën djemë e varrosën trima.
Luanët e nënës nuk zmbrasen nga qentë ,
Korbat e Beogradit si trembin dot shqiponjat.

Me gjakun tuaj e skuqën deborën,
nderin u'a nepërkembën e mua më shanë,
Në varrim të përlotur nuk më lanë,
Ajo dora e ligë që ju ndanë e vranë.

Bashkë me trimat e këtij kombi,
gjallë atdheun në këmbë e mbajnë.
Për Zot, rreth flamurit,
më të shtrenjtën e japin po nuk vajtojnë.

Zemra e nënës flakë po digjet,
kujtimi për ju më vret çdo ditë,
shpresat vdesin.
Një gjë t'a dijë edhe 'shkau i shkinës',
Trimat luftojnë,
për liri nuk presin.

Më shiko në sy o i nënshtruar,
rrudhat e ballit janë dhimbje,
jo pleqëri,
më dëgjo zërin tim të vyshkur,
është me dhimbje që në rini,
për trimat, luanët,
djemtë e mi.

Më shikoni sot, o lule e majit,
erdha të ju vizitoj, të heq pak merzi.
Jam plakur, jam vyshkur si lulet e varrit,
erdha të shuaj një dhimbje me ju
.
Këto pesë plagë në zemër kullojnë gjak,
që tani do të doja tek ju të vija.
Këto pesë plagët janë dhimbje pa masë,
homazh për frikacakët, jo për vuajtjet e mija.

E hënë, 25 korrik.
Istog 2016!