>
LETERSISHQIP

Edhe Një Ditë

Le të zhduken këto çaste,
ky shpirt i vuajtur le të jetojë.
Të zhytem në paqe,
kjo zemër nga vuajtja le të pushojë.

Për ne gjithmonë ishte e vështirë,
sikur po vdisnin të gjithë pas teje.
Unë gjithmonë prapa, një zëvendësim,
sikur po vdisja unë pas vetes, jo ti pas meje.

Më lër të qaj sot,
të pëlcas e të shfryhem,
Në këto ditë të rënda të vajit,
të dëndura pas lotëve të majit.

Edhe një ditë, të jem vetja,
të kem buzëqeshje, gëzim në fytyrë.
Më lër sot të qetë, në një menyrë
vetëm edhe një ditë, i zbrazët, i shfryrë.