>
LETERSISHQIP

Gjurmët E Gjakut

Në shtëpi qëndrojnë qetësisht, në sofër
në zjarr fusin drunjët e fundit, të ngrirë, në votër.
kur të pangopur të flejnë e të hidhur e bëjnë gjumin,
fytyra të dërrmuara e sytë e përlotur, vuajtjen e shkundin.
Ashtu të kërrysur shikojnë fëmijët e kokëritin si korbat,
i plasin vajit nga mizoria, te thata akoma torbat.
Pesha e vuajtjeve matet me gjëmime të burrave,
rënkimet e dremitjet e grave duke larë te gurrat.
Gjumi i rëndë i zë fëmijët, gjumë i trishtë
tragjedi të jetosh në mizori, vend i brishtë.
Të vije trishtimi, të vihet në kokë si parzmore,
të godet mllefi, të dërrmon e gëzimi të lë pasdore.
Në shtrat të dergjet trupi, pandehin lumturinë
mijëra arsye për të mos bërë gjumë, ëndrrojnë përjetësinë
Pa gdhirë mbi këto Bjeshkë të mallkuara, fort të Nemuna
bagëtia jote të duket e huaj, bujku si gjedhe të trembura
Pezull e strukur qëndrojnë, në qoshë, në një skutë,
fëmijë të vuajtur ndriqojnë teksa digjen drutë.
Sy të përlotur, zemrat ndjejnë një dridhërimë,
një shpresë për mbijetese, për dashurinë.
Mjerim goditës e shkatërrues, duar të ngrira e të qara
varfëri e mllefosur që godet e lë zemra të ndara.
përherë, të vrara.