TEKSTESHQIP

Peter Pan Quartet
Qyteti Snob
Lyrics

Ne kte qytet ka gjume te mprehte
Te gjithe degjojne asnje nuk flet
Marrin kot, genjehen lehte
Ndihen gjalle por nuk ka jete
Disa vezhgojne, disa lexojne
Disa te tjere mekot shfletojne
Ka plot marrezi eshte pakufi
Te gjithe kalojne asnje nuk rri
Hiqe shkallen, fike driten
Ndize radion, shtoji friken
Shoqeria shpejt harron
Palle ariu, asnje s’punon
Lagu sot e rruhu mot
Futja pordhes kot me kot
Asnje s’merret me punet e veta
Me thashetheme i shkon gjithe jeta

Dhe sa kohe do te vazhdoje keshtu
Kur do te zgjohem nga ky gjume
Dhe sa kohe do te vazhdoje keshtu
Kur do te zgjohem nga ky gjume

Ne kte qytet ka vec vitrina
Lengje frutash pa vitamina
Taksat rriten dite per dite
Vende pune, nje ne vit
Rruget mbushur plot me gropa
S’ka c’na do me as evropa
Kemi tabu patriarkale
Politika eshte bere banale
Shtoji miell e shtoji uje
S’ka me vlera vetem buje
Kjo rini shpejt po shteron
Drejt humneres po nxiton
Vetedija cel dale-ngadale
Si deti shtrihet vale-vale
Injoranca shpejt u rrit
S’ka me diell, s’ka me drite

Dhe sa kohe do te vazhdoje keshtu
Kur do te zgjohem nga ky gjume
Dhe sa kohe do te vazhdoje keshtu
Kur do te zgjohem nga ky gjume