TEKSTESHQIP

Peter Pan Quartet
Korb
Lyrics

Valle është më lehtë ti kthej shpinen ngjarjeve
Vallë është me shtrenjtë ti hap gjoksin dallgëve
Po kush më mire do kish rrugëdalje
Në cdo second mendoj hakmarrje

Dhe është keshtu sa here që bie nata
E mbaj ktë ankth në duart e vrara
Një hije e ngrohtë më ulet prane
Ky korb i shkrete është gjithshka që kam

Valle është e drejtë ta harroj t'vërtetën
Ta mbys ktë shpirt, ti marr dhe jetën
Por cfar më mire do kish kuptim
Cdo ditë që shkon është pa qëllim

Dhe është keshtu sa here që bie nata
E mbaj ktë ankth në duart e vrara
Një hije e ngrohtë më ulet prane
Ky korb i shkrete është gjithshka që kam